
Dy avionë “Air Tractor” janë angazhuar nga ajri për të ndihmuar operacionet në vatrat aktive të zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në zonën Qafa e Helmës, Fushë-Bulqizë–Selishtë.
Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi duke publikuar edhe pamje nga operacioni për shuarjen e zjarreve.
“Operacionet nga toka dhe ajri vijojnë të koordinuara, me synim kufizimin e përhapjes së zjarrit dhe vendosjen e vatrave nën kontroll”, thekson ministri. (A2 Televizion)