18 vatra zjarri në të gjithë vendin, 14 prej të cilave aktive. Ja zonat problematike

Nga A2 CNN
13 Gusht 2026, 18:35 | Aktualitet

18 vatra zjarri në të gjithë vendin, 14 prej të cilave

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të zjarreve në vend, ku aktualisht janë 18 vatra zjarri, prej të cilave 14 aktive, 2 nën kontroll dhe 2 në monitorim.

Në terren vijon operacioni i koordinuar i strukturave vendore dhe qendrore. Vetëm nga Forcat e Armatosura janë angazhuar 309 efektivë, 22 mjete, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive: Dajt, Abazaj–Krujë, Gurë-Lurë, Nëmerçkë–Dhëmbel, Trojë, Lugaxhi, Dhivër–Finiq dhe zona të Mallakastrës, Patosit e Mirditës.

Në Abazaj, Krujë, ekspertët në terren vlerësojnë se nuk ka rrezik për banesat. Në zonat e tjera të raportuara, situata pranë zonave të banuara është nën kontroll ose nuk paraqet rrezik.

Operacionet vijojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos