Vuan për urë dhe rrugë, Shtreza e harruar si në dimër ashtu edhe në verë

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
14 Gusht 2026, 12:17 | Aktualitet

Vuan për urë dhe rrugë, Shtreza e harruar si në dimër

Banorë të Shtrezës në bashkinë e Kukësit, janë të privuar të shkojnë me automjete në fshatin e tyre. Sikur të mos mjaftojë kjo, gjatë vjeshtës dhe dimrit ata rrezikojnë duke kaluar në pasarela të improvizuara pasi mungon një urë e sigurt. 

Këto ishin pamje të dimrit të këtij viti të urës që duhej të lehtësonte kalimin e banorëve të Shtrezës në Bashkinë e Kukësit. E prishur nga prurjet ura shpresohej të riparohej gjatë muajve të verës. Por jemi në mes të gushtit dhe pamja është po e njëjta, me të vetmin ndryshim që tashmë ka diell dhe bimësi.

Harresa është fjala më e përshtatshme për këtë zonë dhe banorëve të këtij fshati.

Banori tregon edhe premtimet në kohë fushatash dhe argumentimin e sotëm si një rrugë e paligjshme.

Sikur të mos mjaftojë shpopullimi për shkak të mungesës së kushteve dhe shërbimeve bazë, edhe ata pak banorë që po përpiqen të jetojnë në vendlindje u rrezikohet jeta në vjeshtë dhe dimër thjesht për lëvizjet e që duhet të bëjnë drejt qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos