Dy banesa janë djegur deri më tani në Himarë.
Në zonë numërohen të jenë rreth 40 të tilla që rrezikojnë, shkruan A2.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Himarës janë angazhuar ekipe nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi.
Zjarri ka rënë në zonën e By-Pass-it të Himarës dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Terreni i vështirë dhe errësira po e komplikojnë ndërhyrjen e forcave në terren, ndërsa autoritetet po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.
(A2 Televizion)