FA në terren për shuarjen e zjarreve, ministri Nufi: Janë evakuuar 10 familje në Fier

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 21:16 | Aktualitet

FA në terren për shuarjen e zjarreve, ministri Nufi: Janë

Forcat e Armatosura vijojnë operacionet për shuarjen e zjarreve në disa qarqe të vendit. Në një postim në rrjetet sociale me video nga operacionet për shuarjen e zjarreve ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bën të ditur se në Drizë-Radostinë të Fierit janë angazhuar 55 efektivë dhe 2 helikopterë, ndërsa 10 familje janë evakuuar.

Ndërkohë, forcat po operojnë edhe në Lezhë, Dajt dhe Mat, ndërsa zjarri në Qinam të Zall-Herrit është vënë nën kontroll dhe konsiderohet i fikur. Sipas Nufit, FA mbeten në gatishmëri të plotë për mbështetjen e komuniteteve të prekura.

Postimi i ministrit të Ermal Nufi:

Që prej orëve të para të ditës, efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë angazhimin e pandërprerë në terren, në mbështetje të operacioneve për shuarjen dhe vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

Në qarkun Fier, në fshatin Drizë-Radostinë, bashkia Fier, janë angazhuar 55 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore, ndërsa 10 familje janë evakuuar.

Në Njësinë Administrative Ungrej, bashkia Lezhë, janë angazhuar 80 efektivë të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore.

Në fshatin Qinam, Zall-Herr, janë angazhuar 5 automjete zjarrfikëse të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Zjarri konsiderohet i fikur.

Në Dajt, vijon angazhimi me 30 efektivë të FA dhe 1 helikopter të Forcës Ajrore.

Në Mallunxë, Mat, janë angazhuar 30 efektivë dhe 1 automjet zjarrfikës i FA. Aktualisht nuk ka rrezik për banesat.

Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë dhe në mbështetje të komuniteteve, aty ku nevojitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos