
Është përkeqësuar situata nga zjarri në Himarë. A2 CNN raporton se deri më tani një banesë është djegur, ndërsa flakët vijojnë të rrezikojnë edhe banesa të tjera.
Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të Himarës janë angazhuar ekipe nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi.
Zjarri ka rënë në zonën e By-Pass-it të Himarës dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Terreni i vështirë dhe errësira po e komplikojnë ndërhyrjen e forcave në terren, ndërsa autoritetet po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll. (A2 Televizion)