
Është shuar plotësisht zjarri në fshatin Picar të Gjirokastrës. A2 CNN raporton se vatra e zjarrit e shfaqur pasditen e sotme është vënë nën kontroll brenda pak orësh. Në operacion morën pjesë 16 zjarrfikës, 3 automjete zjarrfikëse. Sipas autoriteteve, nga zjarri nuk pati dëme në njerëz apo dëme materiale, ndërsa një grup zjarrfikësish do të vijojë monitorimin e zonës për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.
Njoftimi i plotë
Zjarri në fshatin Picar vihet nën kontroll dhe shuhet plotësisht
Në orën 18:35 u njoftuam për një vatër zjarri në fshatin Picar. Menjëherë u angazhuan strukturat e MZSH-së, të cilat ndërhynë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe punës së efektivëve, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht në orën 21:00.
Në operacion morën pjesë:
* 13 zjarrfikës;
* 3 punonjës me kontratë të përkohshme.
* 2 automjete zjarrfikëse;
* 1 automjet mbështetës.
Nga zjarri nuk pati dëme në njerëz apo dëme materiale.
Në vendngjarje do të qëndrojë një grup zjarrfikësish për monitorimin e zonës dhe parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm të zjarrit.
Situata në fshatin Picar paraqitet e qetë dhe nën kontroll. (A2 Televizion)