Prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së kanë mbërritur mesditën e kësaj të marte në Prokurorinë e Elbasanit.
Prokurorët e posaçëm dhe agjentët e BKH janë duke zhvilluar një takim me kryeprokurorin e Elbasanit, Kreshnik Ajazi, Drejtorin e Policisë së qarkut, Fatmir Hoxha dhe zv/Drejtorin e policisë, shefat e komisariateve dhe drejtorin e AMP-së.
Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihet se një nga prokurorët e SPAK që hyn në ambientet e Prokurorisë së Elbasanit është Olsi Dado.
Ky takim midis agjencive të zbatimit të ligjit dhe SPAK e BKH po zhvillohet në prag të zgjedhjeve të 11 majit dhe temë diskutimi mendohet të jenë krimet zgjedhore. (A2 Televizion)