Eurodeputetët vizitojnë Zvërnecin, banorët në protestë: Kërkojmë pronat tona

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 12:09 | Aktualitet

Eurodeputetët vizitojnë Zvërnecin, banorët në

Pesë eurodeputetë, të shoqëruar nga 14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kanë vizituar këtë të martë Zvërnecin, në kuadër të punës së Komisionit të Stabilizim-Asociimit të Parlamentit Evropian.

Në hyrje të takimit me banorët, eurodeputetët u pritën me protesta. Qytetarë të zonës, me flamuj në duar, u mblodhën pranë vendit të takimit dhe më pas u larguan, pasi nuk mundën të takoheshin me eurodeputetët.

Në një deklaratë për mediat ata kërkojnë të marrin tapinë e tokës.

“Kërkojmë të marrin tapinë e tokës. Jemi lënë pas dore. Kemi një muaj e gjysmë pa pikë uji. Duam vetëm pronat tona ato që na janë dhënë me ligjin 7501. Kemi 35 vjet që kemi bërë disa herë dokumente dhe na i kthejnë përgjigjen mbrapa”.

Eurodeputetët vizitojnë Zvërnecin, banorët në

Vizita e eruodeputetëve synon të njohë nga afër problematikat e krijuara pas lejeve për ndërtimin e një resorti në zonë, kundërshtuar nga banorët dhe shoqëria civile.

Mes eurodeputetëve ishte edhe Fredi Beleri, i cili gjatë vizitës vlerësoi rëndësinë natyrore dhe kulturore të Zvërnecit, duke përmendur edhe kishën e Shën Marisë, e ndërtuar në shekullin XII.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos