Evakuohen banorët, zjarri shkrumbon 6 apartamente në Memaliaj

Nga Rigels Malile
20 Janar 2024, 12:55 | Aktualitet

Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga katër apartamentet e një blloku banimi dykatësh në qytetin e Memaliajt, që u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Një shkëndijë elektrike e dyshuar nga pajisjet ngrohëse ka bërë që flakët të përfshijnë 6 apartamente, katër prej të cilëve të djegur plotësisht dhe dy të tjerë pjesërisht.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka pasur persona të lënduar. Përhapjen e zjarrit e ka ndihmuar edhe struktura e vjetër e tavaneve të banesave që ishin prej druri.

Disa nga banorët e pallatit dykatësh tregojnë për momentet e vështira të evakuimit.

Për vënien  e flakëve nën kontroll përveç repartit Zjarrfikës të Memaliajt, i cili disponon vetëm një mjet, kanë ardhur në ndihmë edhe zjarrfikësit e Tepelenës dhe Gjirokastrës.

Sakaq punonjës të bashkisë së Memaliajt kanë ngritur grupet e verifikimit të dëmeve në banesat e djegura.

Ndërsa banorët e mbetur të pastrehë, do të stresohen përkohësisht në ambiente që do të sigurohen nga bashkia deri në riparimin e banesave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos