Zjarri në Fier, shtëllungat e tymit mbërrijnë edhe në Vlorë

Nga Çaku Tafa
4 Shtator 2026, 18:52 | Aktualitet

Zjarri në Fier, shtëllungat e tymit mbërrijnë edhe në

Zjarri në Fier u përhap edhe në drejtim të Levanit, ku nga flakët u përfshi një banesë dhe një stallë bagëtish, por 20 lopët që ndodheshin brenda u evakuuan në kohë.

Flakët iu afruan edhe një servisi automjetesh, shkruan A2.

Ndërkohë, shtëllungat e tymit kanë mbërritur edhe në Vlorë.

Një pjesë e qiellit në hyrje të qytetit të Vlorës ka marrë ngjyrën e zezë për shkak të flakëve në Fier, çka tregon ndotjen e madhe që vjen edhe drejt Vlorës nga kjo situatë e rrezikshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos