“Falja dhe prerja e kurbanit”, nënkryetari i KMSH-së tregon ritualet e Kurban Bajramit

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 08:41 | Aktualitet

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Taulant Bica, foli për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, ku shpjegoi ritualet kryesore të festës së Kurban Bajramit.

Sipas tij, gjatë kësaj dite zhvillohen dy rituale kryesore fetare: Falja e mëngjesit dhe prerja e Kurbanit, ndërsa ritet e tjera janë pjesë e traditës kulturore të Shqipërisë, apo zonave të caktuara të vendit.

Gjatë ditës së sotme vetëm dy rituale janë, është falja e mëngjesit që bëhet në sheshe të qyteteve, për arsye masiviteti, dhe pjesa tjetër është prerja e Kurbanit. Këto janë rituale fetare, që janë të domosdoshme. Ndërsa pjesa tjetër që mund të shtojë çdo individ, çdo shqiptar, është më shumë pjesë kulturore, pjesë tradite dhe mjafton që ky Bajram, kjo festë të gëzohet dhe çdo njeri ka mënyrën e tij të gëzimit dhe festimit. Kështu përveç këtyre dy obligimeve që janë të detyrueshme le të themi, pjesa tjetër i përket traditës të çdo zonë”, u shpreh Bica. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos