Studentët protestë për gjuhën shqipe, pas Shkupit protestohet në Tiranë e më pas në Prishtinë

Nga Arestina Skënderi
26 Maj 2026, 19:09 | Aktualitet

Studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut protestuan këtë të martë në Sheshin “Skënderbej”, me mbështetjen e studenteve dhe qytetarëve të Tiranës për kauzën e ruajtjes se identitetit të gjuhës shqipe.

Protesta erdhi si vijim i protestave ne Shkup, mbi kërkesën që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe. Me pankarta në duar dhe thirrje simbolike, protestuesit theksuan se gjuha shqipe duhet të respektohet dhe të garantohet në proceset akademike dhe institucionale.

Studentët dhanë mesazhe të qarta në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe të drejtave të tyre në Maqedoninë e Veriut.

Në protestë morën pjesë edhe figura të njohura shqiptare, të cilat iu bashkuan protestuesve. Gazetari i njohur Marin Mema dha gjithashtu një mesazh mbështetjeje për këtë kauzë.

Pas tubimit në qendër të Tiranës, protestuesit marshuan në mënyrë simbolike drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Studentet do të vijojnë rezistencën e tyre me protesta e marshime, teksa kërkojnë mbështetjen edhe të Tiranës zyrtare mbi kauzat kombëtare që prekin shqiptarët përtej kufirit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos