Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 08:22 | Aktualitet

Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke kryer faljen e namazit, për të kremtuar Kurban Bajramin.

Kreu i Komunitetit Mysliman i Shqipërisë Bujar Spahiu uroi të gjithë besimtarët përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke theksuar nevojën për solidaritet dhe ndihmë ndaj njëri-tjetrit.

Ju uroj gëzuar Kurban Bajramin. Ditën e solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit, kjo festë simbolizon. Feja jonë islame na mëson të jemi pranë njerëzve në nevojë dhe të lëmë mënjanë gjërat e këqija, duke u orientuar te e mira dhe e bukura. Ta duam njëri-tjetrin për hatër të Zotit dhe të bëjmë punë të mira për shoqërinë, vendin tonë dhe rininë. Kjo botë është kalimtare dhe duhet ta jetojmë siç duhet. Gëzuar Kurban Bajramin anë e mbanë botës, duke shpresuar nga Zoti që të sjellë paqe e mirësi në ato vende ku ka ende konflikte", thuhet në mesazhin e kreut të KMSH.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos