“Kombi është mbi çdo parti”, apeli i Marin Memës: Të rinjtë shqiptarë të marrin në dorë fatin e tyre! Është koha për shqiptari

Nga A2 CNN
26 Maj 2026, 17:55 | Aktualitet

“Të rinjtë shqiptarë të marrin në dorë fatin e tyre. Është koha për shqiptari”. Këtë apel bëri gazetari Marin mëma në protestën e sotme në Tiranë në mbështetje të studentëve në Maqedoninë e Veriut. Gjatë fjalës së tij Mema, tha se është koha që të rinjtë shqiptarë t’i kthejnë dinjitetin Shqipërisë dhe çdo të pëllëmbe të trojeve shqiptare, sepse kombi është mbi çdo parti.

“Ne jemi bashkë, sepse sot vërtetë jemi bashkë, përtej çdo partie. Kombi është mbi çdo parti. Kombi është i shenjtë. Kombi është gjaku e shpirti i çdo shqiptari dhe s'ka kërkush që mundet ta ndajë. Ne do të jemi, ne do të jemi çdo ditë krah çdo shqiptari në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, krah vëllezërve tanë në Maqedoni e kudo. Sepse ne jemi një shpirt, një zemër, një kulturë, një identitet, një histori, një gjak, gjak shqiptar i shenjtë. Uroj me zemër e me shpirt dhe këtë mesazh e kam shumë të sinqertë që ne siç jemi sot të gjithë bashkë dhe ju siguroj që sot jemi shumë bashkë, të përpiqemi çdo ditë. Të rinjtë shqiptarë në Shqipëri e kudo është koha të marrin gjithçka në dorën e tyre, është koha që të rinjtë shqiptarë të kthejnë dinjitetin e Shqipërisë dhe çdo të pëllëmbe të trojeve shqiptare”, tha Mema, përcjell A2 CNN.

Sipas tij Shqipëria ka nevojë për të rinjtë që e duan kombin e tyre.

“Shqipëria ka nevojë për të rinjtë e saj. Shqiptarët kanë nevojë për njerëz që e duan fort kombin e tyre. Shqiptarët kanë nevojë për njerëz që e duan me shpirt e me zemër shqiptarinë. Ndaj sa më shumë çdo ditë, sepse shqiptarinë e bëjnë vetëm ata që e duan. Vërtetë është koha për shqiptari për çdo pëllëmbe të kësaj toke”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos