Festa e Koranit, "mbreti i liqenit" kthehet në atraksion për turistët

Nga Artin Halili
23 Gusht 2026, 13:11 | Aktualitet

Në Pogradec ka nisur Festa e Koranit, ku kuzhinierët e zonës prezantojnë gatime tradicionale dhe moderne me “mbretin e liqenit”, duke e kthyer atë në një atraksion të preferuar turistik. Këtë vit në liqen do të hidhen 2 milionë rasatë korani, ndërsa aktiviteti u shoqërua edhe me muzikë dhe vizitorë të shumtë.

Në Pogradec ka nisur festa e Koranit.

Kjo festë përkon me nisjes e pasurimit të liqenit me rasatin e Koranit dhe si çdo vit në qytetin liqenor, janë bërë bashkë kuzhinierët e zonës të cilët kanë përcjellë për vizitorët mënyrat e gatimit të peshkut që është simbol i Pogradecit.

Korani, i quajtur ndryshe dhe mbreti i liqenit mbetet një nga ushqimet e preferuar të vizitorëve, duke u kthyer tashmë edhe në atraksion turistik.

Kuzhinierët po ruajnë pjatat tradicionale të gatimit të peshkut, por shumë të preferuara janë dhe gatimet moderne.

Vetëm këtë vit në liqen po hidhen 2 milionë rasatë të rinj korani, por zëvendës ministri i Bujqësisë premton se vitin e ardhshëm do të ketë një sasi më të madhe.

Krahas kulinarisë, pushuesit në Pogradec patën mundësi të shijojnë edhe mbrëmje muzikore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos