“Fikni makinat”, protestuesit bllokojnë qarkullimin te Rruga e Elbasanit, policia tenton t’i zhvendosë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2026, 09:28 | Aktualitet

Tensionet e protestës janë zhvendosur edhe në një nga akset kryesore të kryeqytetit, ku protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në urën pranë Rrugës së Elbasanit.

Sipas raportimit të gazetarit të A2CNN Anesti Bajramemaj, aktualisht asnjë automjet nuk mund të kalojë drejt bulevardit “Zhan D’Ark”, ndërsa policia ka nisur ndërhyrjen për zhbllokimin e aksit rrugor.

Efektivët po përpiqen të zhvendosin protestuesit për të mundësuar lëvizjen e mjeteve, ndërkohë që trafiku në segmentin nga Brryli në drejtim të qendrës së Tiranës është rënduar ndjeshëm.

Qytetarët deklarojnë se nuk do ta lirojnë rrugën deri në momentin kur t’u lejohet kalimi drejt Parlamentit. Gjatë protestës, ata kanë bërë edhe thirrje ndaj drejtuesve të automjeteve që të fikin makinat në shenjë mbështetjeje.

Disa qytetarë janë ulur në rrugë duke u bërë rezistencë uniformave blu. 

Kujtojmë që protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e 54-ët, dhe mbahet në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion të Kuvendit.

“Fikni makinat”, protestuesit bllokojnë qarkullimin te Rruga e“Fikni makinat”, protestuesit bllokojnë qarkullimin te Rruga e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos