Fiter Bajrami në rrethe, mesazhe për paqen dhe vlerat e familjes

Nga Gazment Janku
20 Mars 2026, 11:04 | Aktualitet

Në mbarë vendin mijëra besimtarë kanë mbushur sheshet kryesore të qyteteve në një prej ditëve më të rëndësishme të tyre, Fiter Bajramin, përmbylljen e muajit të sakrificës për gjithë besimtarët myslimanë.

Në Shkodër, gjatë faljes janë dhënë mesazhe për vlerat e familjes si një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie më të mirë.

Nga Vlora, midis të tjerave, besimtarët kanë dhënë mesazhe paqeje për mbarë botën e trazuar në këtë periudhë.

Edhe në Korçë, besimtarët myslimanë kanë qenë të shumtë në përmbyllje të këtij muaji të sakrificës, sic e ka cilësuar edhe Myftiu i Korçës.

Mesazhe paqeje, përbashkuese dhe harmonie janë dhënë në të gjitha qytetet e vendit në këtë ditë të shënuar të Fiter Bajramit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos