Imam në xhaminë e New Jersey, Gazmend Aga tregon si e festojnë Fitër Bajramin shqiptarët në SHBA

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 08:43 | Aktualitet

Imami shqiptar Gazmend Aga, i cili shërben në një xhami në New Jersey, ka folur për emisionin Dita Jonë në A2CNN mbi mënyrën se si shqiptarët në Amerikë festojnë Fitër Bajramin.

Ai theksoi se festimet në SHBA ndryshojnë nga ato në Shqipëri, sidomos për sa i përket organizimit të faljes së namazit. Sipas imamit, dita nis herët në xhami, ku besimtarët mblidhen fillimisht për faljen e mëngjesit, e ndjekur nga ligjërata fetare dhe shpërndarje dhuratash për fëmijët.

"Këtu në Amerikë është një zakon pak më ndryshe nga ajo që është në Shqipëri. Në vend që të falen shumë njerëz në të njëjtin vend ka organizim të disa faljeve të namazit të Bajramit. Në xhaminë tonë njerëzit do mblidhen për të falur namazin e sabahut, do ketë disa ligjërata, dhurata për fëmijët, dhe një mëngjes i lehtë për të gjithë pjesëmarrësit. Falet namazi i parë. Mbushet xhamia plot, 700-800 veta në të parin, dhe në të dytin, 1500 veta falen në xhaminë tonë. Ka edhe një xhami tjetër shqiptare këtu, të dyja janë plot. Pra ka dy momente kur falen. Lihet edhe një festival Bajrami një ditë më pas që të festojnë me familjarët e afërm. Kemi dy familje në diasporë, njerëzit e gjakut, dhe besimtarët me të cilët ndajmë gëzimin tonë. Mbrëmë bëmë një ceremoni të vogël me fëmijët. Dita është impenjative. Ka një element të rëndësishëm që e bën Bajramin Bajram, është një festë që nis duke ndihmuar të varfrit dhe sigurohemi që sot të mos mbesë asnjë pa festuar. Është edhe ana shpirtërore, ku njerëz kanë boll, por janë të vetmuar. Pajtimi mes njerëzve është esencial dhe thelbësor. Vendi ku unë jetoj ka diversitet të theksuar. Ka një festim Bajrami masiv”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos