Flakë në Patos, aktivizohet vatra e zjarrit në Drenies dhe Gjinoqarë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2026, 14:25 | Aktualitet

“Ja avioni, erdhi! Shyqyr që erdhi…”. 

Kjo është thirrja e atyre pak banorëve që kanë mbetur në Gjinoqarë. Një vatër zjarri që nuk dukej e rrezikshme është aktivizuar sërish. Dy avionë zjarrfikës kanë nisur hedhjen e ujit mbi vatrat e zjarrit, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe normalizimin e situatës në Patos, shkruan A2. 

Ndonëse pak shtëpi kanë mbetur në fshatrat përreth, ata janë të shqetësuar jo vetëm për pasurinë e tyre, por edhe për mushkërinë e Myzeqesë, siç i quajnë ato pishat që rrezikohen nga flakët.

Për normalizimin e situatës në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 15 forca bashkiake. Ndërhyrja nga toka po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe intensitetit të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos