Flakët “pushtojnë” kurorën e gjelbër të Malit të Gjerë në Gjirokastër

Nga Rigels Malile
5 Gusht 2026, 22:44 | Aktualitet

Flakët “pushtojnë” kurorën e gjelbër të

Një vatër zjarri është ndezur në kurorën e gjelbër në shpatin e Malit të Gjerë në Gjirokastër, raporton A2 CNN.

Situata ka vënë në alarm forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, të cilat kane shkuar në vendngjarje në një terren të thepisur ku nuk shkojnë dot mjetet.

Zjarri ka rënë mbi Levenisht çka konsiderohet si një prej zonave më piktoreske. Nuk dihen ende dëmet apo autori i zjarrvënies.

Flakët “pushtojnë” kurorën e gjelbër të

Në të gjithë vendin vijojnë të jenë aktive shtatë vatra zjarri. Situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej dy ditësh zjarrfikësit po luftojnë me flakët që vazhdojnë të përhapen. Zjarri ka përfshirë rreth 15 hektarë sipërfaqe pyjore.

Gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive, njoftuan autoritetet. “Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë operacionet në terren me 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 helikopter dhe 1 avion “Air Tractor” të Forcës Ajrore”, tha Agjencia për Media dhe Informim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos