Fletore e regjistra të vjetër, Mësonjëtorja e parë pasurohet më dokumente autentike

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
7 Mars 2025, 15:01 | Aktualitet

Siç çdo 7 mars, Muzeu i Arsimit në Korçë, që është godina e shkollës së parë shqipe e hapur në vitin 1887, pret vizitorë nga vende të ndryshme.

Në këtë 7 mars, për herë të parë në këtë muze janë ekspozuar regjistrat e shkollës femërore, të ruajtura në bibliotekën “Thimi Mitko”. Ndërsa koleksionisti Mirgen Shambllika ka ekspozuar në Muzeun e Arsimit fletoret e para me të cilat kanë mësuar nxënësit që nga viti 1925.

Por mes vizitorëve janë edhe ata që dikur kanë qenë nxënës në këtë shkollë, shkruan A2 CNN.

Silvia Skënderi rikthehet pas 62 vitesh në shkollën e saj fillore, që sot është Muzeu i Arsimit, duke kujtuar me nostalgji edhe mësuesit e saj.

Vitet pas vitit dokumentet dhe objektet që shtohen në mësonjtoren e parë shqipe në Korçë përforcojnë akoma më shumë sakrificën dhe dëshirën për të ruajtur dhe mësuar gjuhën shqipe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos