
Fluks i rënduar automjetesh është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor nga Tuneli i Llogarasë në drejtim të Orikumit dhe më tej drejt Vlorës.
Qindra automjete janë krijuar në radhë të gjata, ndërsa qarkullimi vijon me ritme të ngadalta për shkak të numrit të lartë të pushuesve që po kthehen pas fundjavës së kaluar në zonat turistike të jugut, shkruan A2CNN.
Radhët e automjeteve shtrihen për kilometra, duke sjellë vonesa për drejtuesit që lëvizin në drejtim të Vlorës.
(A2 Televizion)