Fluks në Morinë, mbi 15 mijë qytetarë hyjnë në Shqipëri brenda 4 orësh

Nga Ervin Mehmeti
5 Shtator 2026, 12:28 | Aktualitet

Fluks në Morinë, mbi 15 mijë qytetarë hyjnë në

Edhe pse sezoni veror i pushimeve ka përfunduar tashmë, bregdeti shqiptar vijon të mbetet një destinacion i preferuar për qytetarët e Kosovës, të cilët gjatë kësaj periudhe po e shfrytëzojnë kryesisht për fundjavë.

Orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë sjellë një fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, me mijëra qytetarë dhe automjete që kanë hyrë në territorin shqiptar, me destinacion kryesisht zonat bregdetare. Temperaturat e larta të ditëve të fundit duket se kanë ndikuar në këtë lëvizje, duke bërë që shumë familje nga Kosova të zgjedhin detin shqiptar për të kaluar fundjavën.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Kukës, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, vetëm gjatë intervalit kohor nga ora 05:00 deri në 09:15 të datës 5 shtator 2026, kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 15 mijë e 823 qytetarë të Kosovës.

Fluksi është shoqëruar edhe me një numër të konsiderueshëm automjetesh. Në të njëjtin hark kohor, në territorin shqiptar kanë hyrë 4 mijë e 107 mjete të vogla dhe autobusë.

Shifrat tregojnë se, pavarësisht përfundimit zyrtar të sezonit veror, interesi i qytetarëve të Kosovës për bregdetin shqiptar vijon të jetë i lartë, veçanërisht gjatë fundjavave dhe në kushtet e temperaturave ende të larta.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos