
Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria, ka bërë me dije se zjarri që përfshiu zonën nisi rreth orës 20:30 të së premtes dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Ai theksoi se sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme, ndërsa operacioni gjatë natës u vështirësua nga errësira dhe terreni i vështirë. Për arsye sigurie, rreth 30 persona u evakuuan nga zonat e rrezikuara
Aktualisht grupet e punës vijojnë në terren për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve, ndërsa deri tani nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë.
“Zjarri nisi dje rreth orës 20:30 dhe, për shkak të erës së fortë, flakët u përhapën me shpejtësi të madhe. Falë angazhimit të forcave zjarrfikëse në terren, ndërhyrjes së Bashkisë Himarë, por edhe mbështetjes së bashkive të tjera përreth, u bë e mundur vendosja e zjarrit nën kontroll.
Dëme të mëdha në ullishtet e zonës, sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme, ndërsa ndërhyrja gjatë natës ka qenë e vështirë për shkak të errësirës dhe kushteve në terren. Ndërhyrja nga ajri gjatë natës ka qenë e pamundur. Në orët e vona të natës janë evakuuar rreth 30 persona nga zonat e rrezikuara. Grupet vijojnë të jenë në terren për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarri. Deri në këto momente nuk ka raportime për dëme në gjënë e gjallë”. (A2 Televizion)