Fluks virozash, urgjenca e Elbasanit pret 200 pacientë në 24 orë

Nga Gazmend Janku
8 Janar 2024, 15:42 | Aktualitet

Urgjenca e spitalit rajonal të Elbasanit në ditët e para të vitit të ri po përballet me një numër të shtuar të pacientëve që kërkojnë ndihmën e parë shëndetësore. Luhatjet e temperaturave Brenda ditës por edhe festimet për festat e fundvitit të kaluar shikohen si shkaktarët kryesorë të situatës. Shefi i Urgjencës në spitalin e Elbasanit tregon shifrat dhe simptomat kryesore të pacientëve që paraqiten për ndihmë mjekësore.

Por nga numri i përgjithshëm i pacientëve mjekët e urgjencës konstatojnë që jot ë gjithë kanë nevojë për ndihmë të specializuar spitalore dhe për këtë arsye apelojnë që për simptomat e para pacientët duhet të drejtohen në qendrat shëndetësore të lagjeve të tyre.

Mjekët apelojnë që për ditët në vijim, popullata duhet të bëjë kujdes pasi me ftohjen e temperaturave pritet që virozat të bëhen më agresive sidomos tek personat që kanë sëmundje kronike bashkëshoqëruese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos