Fredi Beleri drejt lirisë? Çfarë pritet në Gjykatën e Fierit?

Nga A2 CNN
2 Shtator 2024, 09:55 | Aktualitet

Fredi Beleri drejt lirisë? Çfarë pritet në Gjykatën e

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier është paraqitur sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.

Tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm.

Beleri përfaqësohet nga avokati Geni Gjyzari, teksa gjyqtar i çështjes është Alfred Konomi, dhe prokurorja Oljana Gjergjefi do të përfaqësojë akuzën, raporton A2.

Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për fatin e Belerit.

Beleri po vuan një dënim me burg, i dënuar për korrupsion zgjedhor, teksa kandidonte për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos