Dekretimi i datës së zgjedhjeve, Bardhi: Presidentin e urdhëroi Blendi Klosi

Nga A2 CNN
31 Tetor 2026, 15:21 | Politikë

Dekretimi i datës së zgjedhjeve një ditë më parë nga presidenti Bajram Begaj, ende pa pasur një vendim për hartën territoriale, për kreun e grupit parlamentar Gazmend Bardhi, ishte me urdhër nga PS. Në një deklaratë për A2 CNN ai tha se presidentin e urdhëroi Blendi Klosi.

“Presidenti bën çfarë i urdhërohet e urdhëroi nga studio e "Opinion" Blend Klosi dekretoi datën e zgjedhjeve që i tha PS. Nuk kemi presidenti që përmbush detyrimet kushtetuese. Nëse do kishim një president që përmbush detyrimet do u kërkonte grupeve parlamentare dhe kuvendit që të merrnin në shqyrtim situatën ku ndodhet vendi. Ka pakënaqësi në rritje të qytetarëve ndaj qeverisë dhe besoj se presidenti si figurë unifikuese, duhet të luante rolin e tij”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos