
Një breshkë deti është gjetur e ngordhur pasditen e sotme në plazhin e Zvërnecit.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, breshka e vogël kishte dëmtime në trup dhe shenja gjaku, çka ngre dyshime se mund të jetë goditur nga skafe apo mjete të tjera lundruese që qarkullojnë në zonë, shkruan A2CNN.
Breshkat detare janë specie të rralla dhe të mbrojtura, të cilat rrezikojnë zhdukjen.
Ngjarje të tilla përbëjnë një kërcënim serioz për faunën detare në gjirin e Vlorës, ndërsa kërkohet më shumë kujdes dhe kontroll ndaj lundrimit pranë zonave bregdetare ku këto specie jetojnë. (A2 Televizion)