“Delegacioni serb tentoi të heqë flamurin e Kosovës”, gazetari tregon incidentin në Eurovision

Nga A2 CNN
17 Maj 2026, 10:11 | Aktualitet

“Delegacioni serb tentoi të heqë flamurin e

Një incident raportohet se ka ndodhur gjatë festimeve për performancën e Shqipërisë në Eurovision. Sipas gazetarit Albert Limani, gjatë festës një grua nga delegacioni serb ka tentuar të largojë flamurin e Kosovës, duke pretenduar se ai nuk lejohet.

Gazetari shkruan në rrjetet sociale se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u largua menjëherë. Në reagimin e tij, Limani shprehet se se flamuri i Kosovës “do të valëvitet dhe do të lejohet gjithkund”, duke shtuar se ai dhe kolegët e tij do ta mbrojnë atë “me çdo kusht”, shkruan A2CNN. 

Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, shkruan Limani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos