Sigurimi i punonjësve është një detyrim ligjor që çdo kompani private apo institucion shtetëror duhet të përmbushi. Prej 5 vitesh, Premium Clinic është një partner i besueshëm për më shumë se 150 kompani që i kanë besuar shëndetin e punonjësve. I ftuar në studion e emisionit Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjeku dhe drejtuesi i Premium Clinic Prof.Asoc Qamil Dika tregoi partnerët e këtij rrugëtimi dhe institucionet e rëndësishme që i kanë besuar kësaj poliklinike.
“Premium Clinic nuk është vetëm një poliklinikë mjekësore që i adresohet vetëm qytetarit apo pacientëve. Një ndër shërbimet e saj më të zhvilluara është dhe shërbimi i mjekut të punës, i cili i dedikohet si ofertë specifike bizneseve. Ne aktualisht kemi një eksperiencë më se të gjatë dhe të konsoliduar. Kemi më shumë se pesë vite dhe numri i bizneseve që na kanë besuar këtë shërbim është më shumë se 150 në të gjithë Shqipërinë, nga bizneset e vogla deri tek kompanitë e strukturuara ndërkombëtare nga organizata ndërkombëtare siç është Save the Children, tek struktura shtetërore, biznese shtetërore të cilat na kanë besuar punonjësit e shëndetin e punonjësve të tyre për një eksperiencë të konsoliduar në ofrimin e parandalimit të rrisqeve në pozicionin e punës për secilin punonjës.” – tha drejtuesi i Premium Clinic, Prof.Asoc Qamil Dika
Shqipëria nga dikur një portë dalëse e punonjësve,sot është kthyer në një portë hyrëse për punonjës të huaj. Kryesisht nga Lindja e Mesme apo Amerika Latine, çdo ditë e më shumë puntorët e huaj janë në mesin e bizneseve dhe familjeve shqiptare.
“Trendi aktual është ai i punonjësve të huaj, të cilët edhe i fusim në familje duke mos bërë asnjë analizë minimale në raport me shëndetin e tyre. Ne i besojmë fëmijët tanë atyre dhe ndërkohë nuk investojmë në një kontroll bazik shëndetësor mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Ka një paradoks shoqëria shqiptare. Së pari sepse nuk është në dijeni të këtyre proçeseve dhe së dyti rrezikun gjithmonë e sheh tek biznesi tjetër, tek një element tjetër, tek një ditë tjetër dhe nuk e vlerëson si mundësi për parandalimin e rrisqeve madhore. Madje madje këto të punësuar që vijnë nga Filipinet apo nga vende të tjera afrikane së fundmi kanë edhe një rrisk më të shtuar për të zhvilluar sëmundje infektive në raport me popullatën shqiptare e cila gjithsesi ka parametra të kontrollit shëndetësor shumë më të strukturuar dhe më efiçent.” – tregoi mjeku Prof.Asoc Qamil Dika.
Kontrolli shëndetësor periodik i punonjësve nga punëmarrësit tashmë është një realitet i ri në Shqipëri, i detyruar ligjërisht por edhe si një kulturë që tashmë po përshtatet.
“Vendosja e rripit të makinës në Shqipëri ishte një mit para një dekade. Tashmë është një realitet. Mendoj që shteti shqiptar përmes zbatimit të një ligji të cilin e ka miratuar vetë duhet të ketë të njëjtën përgjegjshmëri edhe në këtë drejtim. Siç ishte vendosja e rripit që tashmë është një kulturë e zbatuar gjerësisht nga komuniteti, ashtu duhet të jetë dhe shëndeti i punonjësit. Shëndeti i punonjësit është një prioritet i cili duhet të margjinalizojë çdo menaxher, drejtues, CEO të kompanive dhe duhet të jetë një kërkesë e padiskutueshme e të punësuarve si për sektorin publik ashtu dhe për atë privat” – shpjegoi drejtuesi i Premium Clinic, Prof.Asoc Qamil Dika
Emisioni “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 18:00, me tema të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin. Qëndroni të informuar nga mjekë profesionistë, për një jetë dhe shëndet më të mirë. (A2 Televizion)