Gjirokastra lufton për “Eqerem Çabejn”, ndërkombëtarizimi i universitetit, çelësi i suksesit

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
3 Korrik 2026, 19:13 | Aktualitet

Ndërkombëtarizimi i universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër shikohet si çelësi i suksesit sa i takon jo vetëm kërkimit shkencor, por edhe thithjes së të rinjve që përfundojnë arsimin e mesëm.

Dhe në kuadër të këtij ndërkombëtarizimi, universiteti në fjalë organizoi edhe konferencën ndërkombëtare “Shkenca për inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, ku u paraqitën 184 studime shkencore jo vetëm nga rajoni dhe Evropa, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Universiteti “Eqrem Çabej” mundëson njohjen e diplomës duale me disa universitete evropiane në fusha të ndryshme, çka ofron mundësitë që studentët të punësohen në shtetet ku janë konkretizuar këto marrëveshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos