Gjithë trupi me bletë, dibrani tregon marrëdhënien me to dhe rrezikun

Nga A2 CNN
28 Maj 2026, 08:36 | Aktualitet

Bletari nga Dibra, Zija Keshi, ka rrëfyer historinë e tij të veçantë me bletët në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, teksa prej vitesh kujdeset për rreth 80 koshere.

Bletari tregon se si i lejon qindra bletë në trup dhe nuk është pickuar asnjëherë prej tyre, pasi i ka trajtuar siç duhet.

Sipas Keshit bletët nuk tolerojnë praninë e parfumit apo alkoolit, apo sjellje të tjera të njeriut, dhe mund të bëhen shumë agresive.

 “Më ka dalë frika nga bleta. Nuk jam pickuar asnjëherë. Rri pa asnjë lloj mbrojtje te parku. Por duhet shumë kujdes, të sillesh mirë, të jesh mirënjohës dhe ta trajtosh në mënyrë perfekte. Ka ndodhur edhe raste që ka pasur fatalitete. Bleta ka mbytur kafshën. Duhet t’i flasësh mirë sepse bleta dëgjon gjithçka. Kjo është krijesë e Zotit. Nëse zhduket bleta njerëzimi do ketë shumë problem. Bletën duhet ta mbarshtojmë sa më shumë. Bleta nuk e duron parfumin dhe alkoolin, në mënyrë kategorike fare. Të pickon në mënyrë agresive, të gjitha kosheret. Quhet ‘ushtar i vdekur’, bleta që të pickon vdes”, shprehet ai.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos