Falja e Namazit në ditën e Kurban Bajramit është kremtuar në të gjithë qytetet e vendit, ku mijëra besimtarë kanë mbushur sheshet dhe pallatet e sportit në faljen e Namazit, shkruan A2CNN.
Gjatë fjalës së tyre, myftitë kanë dëshiruar dhe predikuar paqe, begati dhe solidaritet mes njëri-tjetrit. Vlerat e familjes dhe mosbraktisja e vendit dhe respektimi i pronës zunë vend gjithashtu në fjalët e mbajtura para besimtarëve myslimanë.
Pikërisht këto problematika u përcollën edhe nga imami i Shkodrës, i cili ka shfrytëzuar këtë ditë të shenjtë të besimit mysliman për të denoncuar grabitjen, që sipas tij po i bëhet pronave të myftinisë së Shkodrës në qendër të qytetit.
Pas faljes së namazit, besimtarët myslimanë shpërndajnë mes tyre dhe tek familjet në nevojë kurbanin që kanë bërë në këtë ditë të shënuar. (A2 Televizion)