Lëvizja studentore takim me kongresmenin amerikan Keith Self: Nuk do të lejojmë cenimin e Marrëveshjes së Ohrit

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 23:05 | Aktualitet

Lëvizja studentore takim me kongresmenin amerikan Keith Self: Nuk do

Një përfaqësi e lëvizjes studentore shqiptare zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Keith Self, ku u diskutuan shqetësimet lidhur me të drejtat kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve të garantuara nga Marrëveshja e Ohrit.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i lëvizjes studentore në Shkup, Mevlan Ademi bëri gjatë takimit kanë ngritur shqetësimin për çdo përpjekje që cenon të drejtat e fituara ndër vite. Studentët theksuan se nuk do të pranojnë kthim pas në çështje që lidhen me barazinë, dinjitetin dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve.

“Lëvizja jonë studentore sot pati nderin të takohet me kongresmenin amerikanë, Keith Self

Gjatë takimit, patëm mundësinë t’i paraqesim drejtpërdrejt shqetësimet tona lidhur me përpjekjet për cenimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore, të fituara me shumë sakrificë përgjatë këtyre 20 viteve përmes Marrëveshjes së Ohrit.

Theksuam qartë se studentët nuk do të pranojnë kthim prapa në çështje që prekin barazinë, dinjitetin, të drejtat dhe identitetin tonë kombëtar.

Çdo përpjekje për të zhbërë frymën e bashkëjetesës dhe barazisë do të krijonte pasoja serioze për vendin dhe të ardhmen tonë të përbashkët euro-atlantike”, thuhet në postim.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos