Avokatja Aurora Marku rrëfeu në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN një rast që, sipas saj, lidhet me martesat për dokumente që më pas kanë përfunduar në lidhje reale.
Ajo tregoi historinë e një emigranti shqiptar që u martua me një shtetase italiane për të siguruar dokumentet, por më vonë u nda nga bashkëshortja shqiptare dhe vijoi jetën me partneren italiane.
“Kam një rast konkret që u martua me një shtetase italiane zotëria dhe pas disa vitesh u nda me gruan që kishte dy fëmijët, dhe vazhdon jetën me shtetasen italiane. U dashuria, pasi detyrohej që ta mbante në shtëpi, pasi atje emigracioni bën shumë kontrolle të njëpasnjëshme. Duke e mbajtur në shtëpi, ndodh...Unë i kam bërë edhe divorcin me bashkëshorten e parë, dhe i kam bërë martesën me gruan e dytë. Kjo më ndodh shpesh”, u shpreh Marku. (A2 Televizion)