Eksperti rrugor Gëzim Hoxha duke folur në emisionin “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN në lidhje me aksidentet rrugore, theksoi se gjoba dhe burgu janë forma edukimi për drejtuesit e mjeteve. Hoxha u shpreh se qëllimi i ndëshkimit nuk është pasurimi i policëve, por që të shmanget vrasja e njerëzve.
“Ne nuk kemi qëllim të pasurojmë policët, ne kemi qëllim të mos vriten njerëz. Gjoba dhe burgu faktikisht janë forma edukimi. Pra të gjitha këto janë forma edukimi bëhen në klasa, në fushata individuale, etj. etj. Forma edukimi janë edhe këto. Edhe gjoba është formë edukimi. E mban mend mirë kur të gjobit polici, sepse të ikin lekët nga portofoli. Problemi është që këtu kërkohet pak botëkuptim te njerëzit. Duhet që edhe lekët të mos humben kot. Kjo nuk është automobil, është pushkë, sepse më vret mua që s’kam faj. Shoferët e rinj bëjnë më pak aksidente, sepse ata kanë frikë sepse janë të pasigurt. Sepse vet aksidenti është besim i tepëruar”.
Hoxha ngriti alarmin se ka njerëz me probleme mendore, duke theksuar se duhet “t’u bëhet testi i idiotit”.
“Një njeri i destabilizuar s’mund të ngasë automobila. Ne kemi edhe njerëz me probleme mendore që drejtojnë automobilat. Duhet testi i idiotit që të shohim a i plotëson kushtet për të ngarë automobilin”.
(A2 Televizion)