Begaj uron Ditën e Verës: Sjelltë gëzim dhe begati për çdo familje shqiptare

Nga A2 CNN
14 Mars 2026, 09:35 | Aktualitet

Begaj uron Ditën e Verës: Sjelltë gëzim dhe begati për

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës së Verës.

Në mesazhin e tij urues, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e kësaj feste që ka mbijetuar ndër shekuj dhe që lidhet ngushtë me natyrën dhe shpirtin e popullit shqiptar.

Gëzuar Ditën e Verës! Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë.

Sjelltë kjo festë e bukur e traditës sonë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familje shqiptare!”, shkruan presidenti Begaj në mesazhin e tij.

Dita e Verës, e cila festohet çdo vit më 14 mars, është një ngjarje tradicionale që simbolizon fillimin e pranverës dhe rifreskimin e lidhjes së shqiptarëve me natyrën dhe kulturën e tyre (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos