
Shqipëria do të nënshkruajë më 21 shtator Marrëveshjet Artemis në selinë e NASA-s në Washington, duke u bërë vendi i 73-të që i bashkohet kësaj nisme ndërkombëtare.
Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ambasada amerikane në Tiranë, duke e cilësuar këtë një hap gjigant për vendin tonë.
Sipas ambasadës së SHBA, Marrëveshjet Artemis përcaktojnë një sërë parimesh praktike për të rritur sigurinë, transparencën dhe koordinimin në eksplorimin civil të hapësirës.
“Një hap gjigant për Shqipërinë! Shqipëria do të nënshkruajë Marrëveshjet Artemis më 21 shtator në selinë e NASA-s në Ëashington, duke u bërë vendi i 73-të që i bashkohet kësaj nisme, e cila përfshin një sërë parimesh praktike që synojnë të rrisin sigurinë, transparencën dhe koordinimin e eksplorimit civil të hapësirës në Hënë, Mars dhe më gjerë”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë. (A2 Televizion)