Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Sektorit Rinia në Durrës

Nga Elitjona Doko
18 Shtator 2026, 15:05 | Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Sektorit Rinia

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre në zonën e Sektorit Rinia, në Durrës.

Flakët vijojnë përhapjen e gjerë, ndërsa ekipi zjarrfikës  ndodhet në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa edhe banorët e zonës kanë dalë në ndihmë, duke u përpjekur të frenojnë përhapjen e zjarrit dhe të mbrojnë banesat dhe pronat e tyre.

Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Sektorit Rinia

Situata vijon të jetë nën monitorim, ndërsa ndërhyrja po përqendrohet në parandalimin e avancimit të flakëve drejt zonave të banuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos