Maratona ndërkombëtare “Little Paris” në Korçë, policia plana masash: Bllokohen disa akse rrugore

Nga A2 CNN
19 Shtator 2026, 09:07 | Aktualitet

Maratona ndërkombëtare “Little Paris” në

Policia e Korçës ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të edicionit të parë të maratonës ndërkombëtare "Little Paris", që do të zhvillohet nesër në qytetin e Korçës. 

Aktiviteti sportiv i organizuar nga shoqata “Maraton Albania”, në bashkëpunim me bashkinë Korçë, do të zhvillohet gjatë paradites datë 20.09.2026, në qytetin e Korçës, dhe përfshin 3 disiplina garuese.   

Maratona ndërkombëtare “Little Paris” në

Për të garantuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, nga ora 08:00 deri në orën 12:00 të datës 20.09.2026, do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në rrugët e mëposhtme:      

-bulevardi "Republika", bulevardi "Rilindasit", rrugët "Erdoej", "Dishnicë-Kryqëzimi i Çifligut", "Muzakaj", "Marigo Pozoi", "Isan Korça", "Petro Strugji", te kryqëzimi i Ersekës, "Antonio Athanas", në drejtim të Polit të Eventeve deri në fshatin Qatrom.

Në kthim të garuesve,

rrugët "Gaqo Avrazi", "Koço Tupa", bulevardi "Fan Noli", rrugët "Kiço Greço", "Midhi Kostani", "Teli Samsuri", "Niko Kovaçi", deri te pika e nisjes, bulevardi "Republika".

Maratona ndërkombëtare “Little Paris” në

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, që përgjatë këtij intervali kohor të përdorin segmentet rrugore "Kryqëzimi i Plasës-Kryqëzimi i Libonikut" dhe "Qatrom-Voskop-Lumalas", ndërsa për qytetarët apelon që të shmangin përdorimin e mjeteve deri në përfundim të aktivitetit dhe të qarkullojnë në rrugët dytësore brenda lagjeve. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos