
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hapur thirrjen për 70 kredi me 0% interes, të cilat do të përdoren për blerjen e banesave nga mjekë dhe infermierë.
Sipas Ministrisë, aplikimet do të hapen më 27 gusht 2026 dhe do të mbyllen më 25 shtator 2026.
Për të përfituar nga kjo skemë, aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere, ndër të cilat:
Të jenë të punësuar në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit për strehimin social.
Të mos kenë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë që nuk plotëson normat e strehimit.
Të mos kenë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi.
Të mos kenë përfituar nga programe të tjera të strehimit social.
(A2 Televizion)