
Ebu Katede Albani ose Abdul Jashari, pjesëtar i grupit të snajperistëve shqiptarë në Siri “Xhemati Alban”, nuk është më nën sanksionet amerikane.
Një masë e tillë vjen pasi Departamenti i Shtetit hoqi Sirinë nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin në një hap që ishte paralajmëruar fillimisht në fillim të këtij viti, në pritje të një shqyrtimi nga Kongresi.
Klasifikimi si shtet që mbështet terrorizmin sjell me vete kufizime për ndihmën e jashtme amerikane, eksportet e pajisjeve të mbrojtjes dhe transaksione të caktuara financiare.
Gjatë dekadës së fundit, Abu Qatada Albani, me origjinë nga Shkupi, ka udhëhequr grupin xhihadist "Xhemati Alban", i përbërë kryesisht nga shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. (A2 Televizion)