Himara çel sezonin turistik, një peshk 120 kg gatuhet në shesh mes turistëve dhe vendasve

Nga Artin Halili
3 Maj 2026, 22:47 | Aktualitet

Himara çel sezonin turistik, një peshk 120 kg gatuhet në shesh

Për herë të parë në Himarë, një peshk ton gjigant prej 120 kg u gatua Live në shesh, si pjesë e çeljes së sezonit turistik.

Shefi i kuzhinës, Vionis Alushaj, u shpreh se kjo është hera e parë që një peshk i këtyre përmasave përgatitet në publik në Himarë, një iniciativë e veçantë për të sjellë një eksperiencë unike për vendasit dhe turistët, shkruan A2CNN. 

Peshku i llojit ton, me peshë 120 kg, është kapur në ujërat shqiptare pranë Sarandë nga peshkatarë vendas.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë aktivitet është fakti se një pjesë e konsiderueshme e ushqimit të përgatitur nga ky peshk do të shpërndahet falas për vizitorët dhe turistët e pranishëm në shesh, duke e kthyer këtë moment në një festë të vërtetë për të gjithë.

Himara çel sezonin turistik, një peshk 120 kg gatuhet në shesh (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos