57-vjeçari përplasi me makinë tre fëmijë, Balla: Në timon s’ishte një shofer, por një terrorist!

Nga A2 CNN
3 Maj 2026, 18:10 | Aktualitet

57-vjeçari përplasi me makinë tre fëmijë, Balla:

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e ka konsideruar si “terrorist” drejtuesin e mjetit, që përplasi për vdekje dy fëmijë, dhe plagosi rëndë një të tretë në zonën e Spitallës në Durrës, shkruan A2CNN. 

Ngjarja tragjike në Durrës nuk është aksident rrugor. Autori nuk është një shofer në një timon, por një terrorist!”, shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale.

Tre fëmijët ishin duke luajtur në trotuar në momentin që mjeti tip “Benz ML” i drejtuar nga Nikoll Radaçi, i cili ka qenë në gjendje të dehur, humbi kontrollin e makinës duke i marrë përpara.

Pas këtij momenti, 57-vjeçari, pasi ka parë që ka pasur viktima, ka dalë prej mjetit “Benz”, duke e braktisur makinën dhe duke ikur në mes të lagjes me vrap, duke mos u dhënë të miturve ndihmën e pare.

Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet në lidhje me aksidentin që ka tronditur komunitetin e zonës dhe mbarë opinionin publik. 

57-vjeçari, që u ndërpreu jetën në moshën më të bukur dy 10-vjeçarëve, ka qenë person problematik edhe në të shkuarën, çka konfirmohet edhe nga dëshmitë e banorëve të zonës për A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos