IKMT prish 5 objekte në Borsh

Nga A2 CNN
19 Shtator 2026, 20:04 | Aktualitet

IKMT prish 5 objekte në Borsh

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ndërhyri për prishjen e katër objekteve dykatëshe dhe një strukture plazhi, të ndërtuara pa leje në zonën bregdetare të Borshit, Bashkia Himarë.

Gjithashtu, në zonën e Llamanit u krye prishja e disa mureve rrethuese të ndërtuara në shkelje të ligjit, shkruan A2.

IKMT thekson se "çdo subjekt apo individ që dëshiron të kryejë ndërtim duhet tu drejtohet institucioneve për tu pajisur me lejet sipas përcaktimeve ligjore". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos