Amvisat në Juglindje, përgatitja zahireve jo vetëm për dimër por edhe turizëm

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
19 Shtator 2026, 13:31 | Aktualitet

Tradita në kulinari e juglindjes së vendit me përgatitjen e ushqimeve për periudhën ed imrit të njohura ndryshe edhe si zahiret e dimrit, jo vetëm që po ruhet, por po trashëgohet dhe është ndër burimet kryesore të familjeve që pas sezonit të turizmit të vijojnë të nxjerrin të ardhura për familjet e tyre.

Një prej atyre amvisave që vijon traditën e përgatitjes së zahireve është edhe Viola nga Çërrave e Pogradecit, e cila na tregon se çfarë lloj produktesh kanë përgatitur për dimrin.

Viola na tregon se këtë traditë e ka të trashëguar nga të parët e saj, kur përgatitja e zahireve fillonte edhe më herët se sa tani.

Natyrisht këto produkte përveçse një traditë e juglindjes tërheqin mjaft edhe vizitorët e huaj dhe vendas të cilët janë të interesuar si për t'i blerë ashtu edhe për t’i shijuar në restorante.

Ruajtja e kësaj tradite vit pas viti po konsolidon identitetin e zonës por po shërben edhe si një motiv për vizitorët që të vijnë gjatë vjeshtës dhe dimrit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos