Infeksionet e veshit, rritje të rasteve, shkak uji i ndotur në pishina dhe plazhe

Nga Ornela Joti
9 Gusht 2026, 10:19 | Aktualitet

Vera dhe sezoni i plazhit kanë rritur problematikat shëndetësore në popullatë. Infeksionet e veshit janë më të shtuara në këtë periudhë veçanërisht tek të rriturit.

Mjekët tregojnë se shqetësimet vijnë kryesisht nga pishinat, zhytjet në ujëra të ëmbël por edhe nga uji i detit në zona të populluara.

Mbi 20 raste me infeksione të veshit  referohen çdo ditë në shërbimin e ORL në QSUT. Shefja e këtij shërbim Brikena Qirjazi tregon edhe për rastet e shtuara tek fëmijët, por me një problematikë ndryshe nga të rriturit.

Mjekët rekomandojnë kujdes veçanërisht për personat që vuajnë në mënyrë kronike nga infeksionet e veshit.  

Për ta rekomandohet hyrja ne ujë vetëm me mbrojtëse të veshëve, kapuçë ose tapa. Gjithashtu mjekët këshillojnë që për çdo shqetësim pacientët t'i drejtohen fillimisht specialistit dhe jo farmacisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos