“Zjarri në Krujë nga dora e njeriut”, Nufi: Po punohet me 3 helikopterë për ta shuar

Nga A2 CNN
8 Gusht 2026, 21:11 | Aktualitet

“Zjarri në Krujë nga dora e njeriut”, Nufi: Po punohet me

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndodhet në Krujë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, për të ndjekur operacionin e fikjes së zjarrit të madh në zonën e Abazës, shkruan A2 CNN.

“Jemi duke ndjekur nga afër situatën e zjarrit të shkaktuar fatkeqësisht nga dora e njeriut. Që prej pasdrekes, po punohet intensivisht me mbështetje nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore, bashkë me forcat operacionale të strukturave vendore”, tha ai.

“Shumë mirënjohje dhe respekt për pilotët e forcës ajrore dhe efektivët MZSH Krujë, Kamëz, Tiranë dhe Vorë, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave të rrezikuara. Për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësisë së ndërhyrjes nga toka, operacioni po zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri, me synim vënien sa më shpejt nën kontroll të zjarrit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos