
Një mjet ka shpërthyer në flakë në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të Qafës së Qarrit, raporton A2CNN.
Një makinë tip "Benz" ku po udhëtonte një familje teksa ka qenë në lëvizje papritur ka marrë flakë.
Fatmirësisht, udhëtarët kanë mundur të dalin në kohë pa marrë lëndime serioze ndërsa zjarrfikësja e bashkisë së Kolonjës ka bërë të mundur fikjen e flakëve. (A2 Televizion)